Ndahen mbi 20 milionë euro për zgjerimin e rrugës Kijevë - Dollc

Ndahen mbi 20 milionë euro për zgjerimin e rrugës Kijevë - Dollc

Ekonomia March 21, 2024 - 11:20

Këtë të enjte është finalizuar procesi i përzgjedhjes së kontraktuesve për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë - Dollc.

Ministria e Infrastrukturës i ka përzgjedhur sot fituesit e tri prej katër lloteve të tenderit për “Zgjerimin e Rrugës Nacionale N9 - Segmenti Kijevë - Dollc”.

Derisa për një llot nuk kanë përfunduar ende procedurat.

Llotet 2, 3 dhe 4 i kanë kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës mbi 20 milionë euro në total, njofton Klankosova.tv

Kontrata është publikuar edhe në E-prokurimi.

Për llotin e dytë, fituese është përzgjedhur oferta e një konsorciumi të kryesuar nga “Empreus” SHPK, një kompanie me bazë në Prishtinë.

Vlera e përgjithshme e kontratës për këtë llot është 6.2 milionë euro.

5.4 milionë shtesë vlen kontrata për llotin 3.

Përfitues i kontratës për këtë llot është një konsorcium i një kompanie lokale “Lika Trade”, një kompani me bazë në Deçan dhe “Tofi Doo”, një kompanie me seli në Rozhajë të Malit të Zi.

Ndërkaq, për llotin 4 fituese e kontratës është përzgjedhur një konsorcium i udhëhequr nga “Famis Co-HC”, një kompani nga Suhareka.

Procedurat e tenderimit kishin nisur një vit më parë.