Vlera e bitcoinit mbi 65.000 dollarë, i afrohet nivelit më të lartë të të gjitha kohërave

Vlera e bitcoinit mbi 65.000 dollarë, i afrohet nivelit më të lartë të të gjitha kohërave

Ekonomia March 04, 2024 - 10:20

Bitcoini (BTC) kaloi kufirin e 65,000 dollarëve (rreth 60 mijë euro) në orët e mëngjesit evropian të hënën.

Me këtë, kriptovaluta i është afruar shumë “kulmit të jetës së saj” ndonjëherë.

Image

Rekordi i Bitcoinit është 68,999,99 dollarë i vendosur në nëntor 2021.

Ndryshe, kriptovaluta më e madhe për nga vlera e tregut ka shënuar një rritje 50% këtë vit dhe pjesa më e madhe e rritjes vjen në javët e fundit, përcjell Telegrafi.

Rritja e vlerës së tij të kujton entuziazmin dhe vrullin që të kujton nivelet rekord të vitit 2021.