Tetovë, qytetarëve u mundësohet shkuarja më e lehtë në qendrën turistike “Kodra e Diellit”

Tetovë, qytetarëve u mundësohet shkuarja më e lehtë në qendrën turistike “Kodra e Diellit”

Ekonomia March 03, 2024 - 22:14

Komuna e Tetovës ka vendosur linjë autobusi që lidh këtë qytet me qendrën turistike Kodra e Diellit.

Kjo ka ndihmuar në lehtësimin e qarkullimit dhe në rritjen e numrit të turistëve në Kodrën e Diellit.

“Linja për në Kodrën e Diellit,është linja e parë që kemi startu këtë vit dhe ka pat një interesim shumë të madh nga qytetarët,e kanë prirë shumë mirë. Kemi kapacitet nëse qytetarët e shfrytëzojnë ne jemi të gatshëm që atë tu afrojmë gjatë gjithë vitit", ka thënë për RTK, Arbër Ajdini, drejtor i ndërmarrjes “Tetova Transport".

Edhe qytetarët që i intervistuam i janë gëzuar vendosjes së lidhjes me autobus për në Kodrën e Diellit.

Ato thonë se tani më nuk do humbin kohë për të gjetur lartë një parking për veturën e tyre, kur kanë udhëtuar me veturat e tyre,janë përballur me mungesë parkingu në qendrën turistike.

Bileta vajtje-ardhje në këtë relacion për një person kushton rreth 3 euro.