Aliu thotë rregullorja e BQK-së shtrin ligjshmërinë brenda Kosovës
Foto: Laura Hasani

Aliu thotë rregullorja e BQK-së shtrin ligjshmërinë brenda Kosovës

Ekonomia February 26, 2024 - 18:12

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nesër do mbahet takimi mes Kosovës e Serbisë për të diskutuar "çështjen e dinarit".

Njohësi i ekonomisë, Florin Aliu, tha në RTK se rregullorja e BQK-së është e ligjshme. Sipas tij, bartja e euros nga Serbia në Kosovë, do të ndikonte në kursin e valutave në Serbi.

“Kjo rregullore e shtrin ligjshmërinë brenda territorit të Kosovës”, tha ai. Sa i përket impaktit ekonomik në Kosovë, Aliu vlerësoi se nuk do të ketë shumë efekt të madh, pasi që edhe nuk ka të dhëna të sakta.

Ai tha se qeveria duhet të merret me reforma që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomisë. Aliu ka kërkuar që të ketë ekspertizë që ka të bëjë me zhvillim.