Osmani u prit në takim nga Emiri i Katarit, diskutojnë për investime në sektor të ndryshëm

Osmani u prit në takim nga Emiri i Katarit, diskutojnë për investime në sektor të ndryshëm

Ekonomia February 26, 2024 - 16:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë në Katar, ku ësht ëtakuar edhe nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani.

Gjatë këtij takimi u diskuta për thellimin e mëtejshëm të raporteve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme siç janë: shëndetësia, turizmi malor, infrastruktura, si dhe projekte të tjera me rëndësi për Kosovën.

Bëhet e ditur se në veçanti u diskutuan një sërë projektesh investive në sektorë strategjik për të cilat do të vazhdojnë diskutimet përmes ekipeve përkatëse në ditët në vijim.

Osmani gjatë takimit ka shtruar edhe çështjen e trajtimit të invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së, të cilët kanë nevojë për shërbime protetike.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për rritjen e mbështetjes në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Presidentja ka falënderuar Emirin e Katarit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në komunikatë. /Zëri