Kurti: Fondi Sovran, çelësi kryesor për një ekonomi të zhvilluar të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Kurti: Fondi Sovran, çelësi kryesor për një ekonomi të zhvilluar të Kosovës

Ekonomia February 26, 2024 - 12:57

Kryeministri i Kosovës, në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor, ka folur edhe rreth Fondit Sovran dhe se si ai është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Ai po ashtu foli edhe për bashkëpunimin me USAID-in dhe punën që po zhvillojnë bashkë.

“Ne jemi bashkë me USAID-in për të ndërtuar një kornizë të re legjislative në fondet e investimeve. Ky është një proces në vazhdim ku ministri i financave është i përfshirë”, u shpreh Kurti.

“Nga ana tjetër besoj se na duhen tregje më të thella dhe na duhen edukatorë për investime, mirëpo një problem që nuk e përmenda më herët është fondi sovran, që është një fond i hapur, por është shumë i rëndësishëm sepse bashkon ndërmarrësit, si dhe prioritetizon agjencitë private të Kosovës. Fondi Sovran është duke u bërë çelësi kryesor për një ekonomi të zhvilluar të Kosovës”, tha ai, njofton KlanKosova.