Vazhdon thellimi i deficitit tregtar, 9.6% më i lartë krahasuar me janarin e vitit 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Tregtisë së Jashtme të Kosovës për muajin janar 2024. Sipas raportit të ASK-së, thellimi i deficitit tregtar gjatë janarit arriti në 9.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2023.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 9,9% në muajin janar 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 319,7 milion euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milion euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me 15,9%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Krahasuar me një vit më parë, eksporti ka shënuar rënie, duke arritur vlerën prej 60.3 milionë euro.
Nga ana tjetër, vlera e mallrave të importuara gjatë muajit janar ishte 380 milionë euro.
“Eksporti i mallrave në muajin janar 2024 kishte vlerën 60,3 milion Euro, ndërsa importi 380,0 milion Euro, që është një rënie prej (-3,0%) për eksport, si dhe një rritje prej 7,4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raport.