Fati i rimëkëmbjes së “Trepçës” varet nga Fondi Sovran
Foto: Laura Hasani

Fati i rimëkëmbjes së “Trepçës” varet nga Fondi Sovran

Ekonomia February 25, 2024 - 22:52

Ligji për Fondin Sovran është njëri prej atyre ligjeve që ka ngjall mjaft debate e zhurmë në parlament,  por përfitimet nga ky Fond u folën ditë më parë në 35-vjetorin e minierës së “Trepçës”.

Ndërkohë ata që përcjellin sektorin e ekonomisë shprehen skeptik se rimëkëmbja mund të ndodhë në ndërmarrjen e pasurisë nëntokësore.

Shpresën se Fondi Sovran do të bëjë “mrekulli”, për zhvillimin ekonomik e rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike, kryeministri Kurti e përsëriti edhe në takimin me minatorët e Trepçës që kishte të martën.

Po krejt këtë performimin të Kurtit opozita po e quajnë retorik politike e populiste dhe asgjë më shumë.

Sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shalës, rimëkëmbja e Trepçës nuk mund të ndodhë përmes Fondit Sovran.

“Përsëris që Fondi Sovran nuk është zgjidhje për Trepçën, nuk do të bëjë rimëkëmbjen e Trepçës, Fondi Sovran do të vjedh kohen dhe investimet në Trepçës, asaj i duhet planë strategjike”, ka deklaruar Ferat Shala-PDK.

Pikërisht për këtë problem, dy partitë opozitare, PDK-ja e LDK-ja në dhjetor të 2023, ligjin e miratuar në Kuvend e kishin dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

Për çka pritet që këto dërgesa të përfundojnë me një epilog pozitiv.

“Nëse merret model Fondi Sovran në Slloveni atëherë qëllimi atje ka qenë që të largohet impakti politik dhe të pavarësohet ekonomikisht. Në Kosovë ka më shumë orientim për një ekonomi majtiste se sa një djathtiste e ekonomi të tregut, andaj besoj që epilogun real do ta marr Gjykata Kushtetuese”, ka sqaruar Safet Gerxhaliu-Ekonomist.

Gerxhaliu, përfshirjen e “Trepçës”, në Fondin Sovran thotë se mund të ketë fatin e kutisë së pandorës.

“Pak kush nga ata që e kanë draftu Fondin Sovran e kanë kuptu realitetin që ndaj Trepçës janë kërkesa të argumentuar janë më shumë se 1 miliard e gjysme dhe çdo eksperiment më Trepçën mund të hapet një kuti e pandorës dhe mund ti motivoj çdo debitor që të kërkojnë mjetet e tyre dhe në fakt ndoshta kanë qenë të falsifikuara”, ka shtuar Safet Gerxhaliu-Ekonomist.

Fondi Sovran do të marrë përsipër ndërmarrjet publike të natyrës komerciale si Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës, Posta, Telekomi, Hekurudhat Infrakos dhe Hekurudhat Trainkos, si dhe asetet me potencial zhvillimor që tani administrohen nga Agjencia e Privatizimit, raporton RTVDukagjini.