Majko: Ura e Kukësit, një ngjarje ekonomike dhe lidhje mes Shqipërisë e Kosovës

Majko: Ura e Kukësit, një ngjarje ekonomike dhe lidhje mes Shqipërisë e Kosovës

Ekonomia February 25, 2024 - 10:06

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punime në urën e madhe të Kukësit.

Ai ka thënë se vlera e këtyre investimeve është 30 milionë euro, raporton Zeri.info.

Majko ndër tjera tha se rregullimi i kësaj ure përbën një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën.

“Filloi vendosja (me rrëshkitje) e urës së madhe të Kukësit! Investimi prej 30 milionë dollarë e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri