
Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra ushqimore në veri
Ekonomia
February 20, 2024 - 16:13
Mitrovicë-Dogana e Kosovës njofton gjatë ditës së sotme ka parandaluar një rast të kontrabandës në Leposaviq.
Siç bëhet e ditur, Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është ndaluar një automjet i dyshimtë i cili kishte hyrë përmes rrugëve ilegale i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht ushqimore.
“Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale. Automjeti në fjalë, në përputhje me dyshimet tona ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore”, thuhet n137 njoftimin e Doganës.
Vlera e mallit është mbi 5 mijë euro.