Javën e ardhshme, ankandi i dytë i letrave me vlerë
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se javën e ardhshme pritet të mbahet ankandi i dytë për vitin 2024. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën 20 milionë euro, shkruan Zeri.info.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu u garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Derisa kjo ministri ka bërë thirrje që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale.
“Për detaje më të hollësishme rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”. /Zëri