Gastronomia në hall me krizat, më herët pandemia e tash vizat
Foto: Laura Hasani

Gastronomia në hall me krizat, më herët pandemia e tash vizat

Ekonomia February 04, 2024 - 20:57

2024-shi, solli realizimin e dëshirës më të madhe të kosovarëve, atë të liberalizimit të vizave, kjo duket se erdhi me pasoja për gastronominë e vendit.

Kjo e fundit, po konsiderohet si nga sektorët që më së shumti është atakuar me krizat, këtu vend duket se do të zë edhe ikja e punëtorëve drejt Evropës.

Kështu po bën të ditur Arian Vranica, nga kjo shoqatë, i cili thotë se me ikjen e punëtorëve nga vendi do të ulet edhe fuqia konsumuese.

Ngase sipas tij, një punëtor nuk po largohet si fuqi punëtore, por si një strukturë përfaqësuese, kjo sipas Vranicës, po del të jetë shumë shqetësuese.

Bizneset e vogla, e pak edhe ato më mesatare, do të pësojnë pak më shumë, ndërsa më të qëndrueshme do të jenë bizneset familjare e ato më të mëdha.

Si zgjidhje për çështjen në fjalë do të ketë metoda të shumta, e këtu zë vend edhe ardhja e punëtorëve nga shtetet e varfra, që siç thotë Vranica, këtu luan rol edhe standardi, e kjo praktikë siç bën të ditur vetë i pari i shoqatës së gastronomëve, veçse ka filluar të aplikohet.

Largimi i punëtorëve drejt zonave schëngen, valën më të madhe pritet ta ketë në muajt në vazhdim, nga marsi e tutje. /KlanKosova