BQK-ja sqaron se si rregullorja e re mundëson pranimin e fondeve me valuta tjera prej euros, përfshirë dinarin
Ekonomia
February 03, 2024 - 17:45
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një sqarim mbi zbatimin e rregullores së re që ka hyrë në zbatim nga 1 shkurti.
Shpjegimi konkretisht lidhet me pranimin e fondeve – me valuta që nuk janë euro.
“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pranojnë ndihmat e tyre financiare, pensione apo pagat e tyre nga cilido vend, përfshirë Serbinë, në llogaritë e tyre bankare, në euro, përmes bankave apo institucioneve tjera financiare të licencuara nga BQK e që operojnë në vend”, thekson BQK.
“Ato mund të pranohen në cilëndo valutë nga banka dhe do të konvertohen në euro, pastaj nëse qytetarit i nevojiten për shembull në dinarë, mund t’i konvertojnë në cilëndo këmbimore të licencuar”. /klankosova