Rizvanolli thotë se në ankandin solar ofertuan kompani serioze
Foto: Laura Hasani

Rizvanolli thotë se në ankandin solar ofertuan kompani serioze

Ekonomia February 03, 2024 - 15:51

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas hapjes së ofertave të ankandit solar tha se kjo është hera e parë që po ndodh në Kosovë.

Ajo bëri me dije se kompanitë që kanë shprehur interesim për këtë ankand janë nga Kosova, Turqia, Franca dhe Egjipti, raporton RTKlive.

Rizvanolli, bëri me dije se ka qenë proces me transparencë e shembull për rajonin. Sipas saj, në javët në vijim do të vlerësohen ofertat e kompanive që kanë shprehur gatishmëri për këtë ankand.