Kritika drejt Qeverisë: Rriti pensionet, mos jep dru!
Ekonomia
December 07, 2023 - 21:39
Ende pa filluar jetësimin, hasi në kritika.
Masa 1.2 që qeveria e prezantoi të mërkurën që të subvencionojë lëndët djegëse për familjet me asistencë sociale nuk po ua mbush syrin shoqërisë civile.
Bile kjo sipas tyre, ndikon në pasivizimin e kësaj kategorie.
Mbështetja e njëhershme për skamnorët po u duket shterpë edhe opozitës. Madje kritikojnë qeverinë që 1/3 e buxhetit e ndau për subvencione, raporton Klan Kosova.
Sipas PDK-së, 21 mijë familjet që pritet të përfitojnë nga kjo ndihmë, duhet përkrahur në mënyrë konstante.
Ekzekutivi njoftoi se nga 120 euro do të marrin familjet në nevojë e nga 30 euro shtesë për çdo anëtarë të familjes.