Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se kanë hapur thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.
Ajo tha se prioritet u është dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si dhe prindërve vetushqyes.
“Sapo kemi hapur thirrjen e re për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje me përkrahje të Bashkimit Evropian.
Nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet e përkrahje të veçantë u kemi dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si dhe prindërve vetushqyes.
Ju ftojmë të aplikoni për të përfituar nga subvencioni dhe për të ulur faturat e energjisë.
Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32
Më shumë info: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/ ", thuhet në njoftim.