AKB: Rreth 17 mijë të rinj presin 5 vjet për t’u punësuar në Kosovë
Foto: Arkiv

AKB: Rreth 17 mijë të rinj presin 5 vjet për t’u punësuar në Kosovë

Ekonomia September 03, 2023 - 14:29

Aleanca Kosovare e Bizneseve të Kosovës ka bërë një studim për 10 vitet e kaluara rreth tregut të punës në vend.

Sipas këtij studimi çdo vit mesatarisht punësohen rreth 8 mijë të pa punë kurse në tregun e punës shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë, raporton Zeri.info.

Më tej bëhet e ditur se një i ri duhet të pres deri në 5 vjet për të u punësuar në Kosovë për një pagë mesatare rreth 300€ në muaj si fillestar e pas një deri në dy vite deri 400€.

“Kosova vazhdon të jetë vendi me pagën me të ulët në ballkan dhe me natalitetin më të lartë në EU,me këtë trend aktual Kosova rrezikon të mbetet pa të rinjtë dhe pa fuqi puntore”, thuhet në njoftim. /Zëri