Kosova ofron shumë mundësi për investime në sektorin e energjisë, thotë Rizvanolli

Kosova ofron shumë mundësi për investime në sektorin e energjisë, thotë Rizvanolli

Ekonomia March 30, 2023 - 14:13

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ka deklaruar se ka shkëmbyer ide me “Siemens Energy” mbi mundësitë për investime në sektorin e energjisë në Kosovë.

Ajo konsideron se Kosova ka shumë potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë.

“Kosova ka shumë potencial të pashfrytëzuar për zhvillim të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Ishte kënaqësi të shkëmbej me Siemens Energy mbi mundësitë për investime që ofron sektori ynë i energjisë. Jemi entuziastë t'i mirëpresim në Kosovë!”, shkroi Rizvanolli në Facebook. /Zëri