Mbi 365 mijë euro për sallën e sportit në Fushë-Kosovë, e cila nuk u hap kurrë

Mbi 365 mijë euro për sallën e sportit në Fushë-Kosovë, e cila nuk u hap kurrë

Ekonomia March 29, 2023 - 22:41

Dera e hyrjes e thyer, muret e lagura nga uji, çatia pikon, e dyshemeja e mbushur me mbeturina nga më të ndryshmet, janë disa nga pamjet që e personifikojnë sallë e sportit në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës.

Fjala është për objektin në shkollën fillore të mesme të ulët “Vëllezërit Frashëri”, degradimi i së cilës nuk mbaron këtu.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë as dyshemetë e laminati ka lëvizur nga vendi. Tualetet janë vetëshkatërruar, e përveç këtyre shkatërrimeve, ajo u godit edhe nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur telat e rrymës dhe gypat e ujit.

Historia e ndërtimit të këtij objekti nisi në vitin 2018, kur Komuna e Fushë Kosovës nisi projektin për ndërtimin e një palestre sportive për nevoja të përbashkëta për dy shkolla fillore të mesme të ulëta “Selman Riza” dhe asaj në “Vragoli’’.

Nexhmije Gjyrevci ende s’e ka bërë një vit që kur është emëruar drejtoreshë në Sh.M.U “Vëllezrit Frashëri”, dhe sipas saj kjo ishte gjendja e sallës në momentin kur ajo pranoi detyrën.

Për çka thekson se është ankuar në komunë dhe kjo e fundit i kishte premtuar se salla do të rregullohej. Në fakt, komuna e Fushë Kosovës, nga buxheti i saj, kishte dhënë 365 mijë e 880 euro.

për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Fushë Kosovës, ani se Kiksit i kishte premtuar një intervistë, për të sqaruar historinë e sallës se papërfunduar, në momentin e fundit, Besnik Shala e ka anuluar atë, me pretendimin se punimet e saj nisën para se ai ta marrë detyrën.

E të papërtesë për deklarime janë gjithmonë asamblistët. Megjithatë, Vlonjat Hasani, asamblist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kjo tregon keqmenaxhim të parasë publike nga ana e udhëheqësve të Komunës së Fushë Kosovës dhe se forma e investimit në atë sallë ka qenë vetëm sa për ta ngritur si objekt e jo për të qenë në shërbim të komunitetit.

KIKS Kosova, nga burime të sigurta, ka marrë vesh që kompania, e cila kishte fituar tenderin për ndërtimin e sallës në Miradi të Epërme, “Çlirimi’’, që është në pronësi të Sali Dakajt, por sipas dokumentit që ka parë Kiksi, kontrata ishte ndërprerë më 17 nëntor 2019, për çka edhe kishte mbetur borxh në vlerë prej 23 mijë e 700 euro.

KIKS Kosova ka kontaktuar me pronarin e kësaj kompanie, Sali Daka, për të kuptuar arsyet e ndërprerjes së kontratës dhe mospërfundimin e punëve, por Dakaj ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë kontratë me Komunën e Fushë Kosovës.

Dakaj figuron si pronar i vetëm i biznesit “NPN Çlirimi”, të cilin e ka hapur në vitin 2016, ndërkaq ka edhe biznese të tjera me të njëjtin emër me disa bashkëpronarë, siç është ndërmarrja ‘’Çlirimi Group SH.P.K’’, të cilën e ka në bashkëpronësi me Hamdi Mehmetin.

Derisa e para është firmë ndërtimore, e dyta ka të bëjë me ndërtimin e strukturave metalike.