Komuna e Prishtinës nis vendosjen e pajisjeve për matjen e zhurmës në bizneset e gastronomisë

Komuna e Prishtinës nis vendosjen e pajisjeve për matjen e zhurmës në bizneset e gastronomisë

Ekonomia March 21, 2023 - 12:30

Komuna e Prishtinës njofton se ka nisur vendosjen e pajisjeve që mat zhurmën në hapësirat e gastronomisë.

Sipas njoftimit, bizneset në rast të mosvendosjes së tyre do të gjobiten deri pesë mijë euro.

“Filluam me vendosjen e pajisjeve për matjen e zhurmës në hapësirat e gastronomisë. Subjektet afariste kanë kohë të aplikojnë për certifikatë vetëm edhe deri të premten në formë fizike në sportele ose të dielën përmes formës online në https://apliko.ndotja-akustike.com/“, njofton nënkryetarja Donjeta Sahatçiu.

“Sigurisht, në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë pajisura me certifikatë mund të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 3,000-5,000 euro”, përfundoi ajo.