Miftaraj thotë se Qeveria e Kuvendi me qëllim s’po e zgjedhin bordin e Trustit
Foto: Laura Hasani

Miftaraj thotë se Qeveria e Kuvendi me qëllim s’po e zgjedhin bordin e Trustit

Ekonomia March 21, 2023 - 10:07

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka komentuar zvarritjen e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit Pensional të Kosovës.

Ai ka thënë se korrupsioni nuk është vetëm të kërkuarit e lekëve, korrupsion është edhe kur Qeveria e Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin bordin e Trustit.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Korrupsion nuk është vetëm me kërkuar lekë me krye një favor. Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emërimin e bordeve me injorantë dhe servila. Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për t’i kontrolluar.