Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për subvencionimin e rrymës

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për subvencionimin e rrymës

Ekonomia March 20, 2023 - 16:17

Në mbledhjen e 135-të, Qeveria e Kosovës ka ndarë 7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7 - Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate, ku ndër të tjera thuhet se këto mjete do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve.

“Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet ndër të tjera. /Zëri