
Nënshkruhet memorandum për renovimin e terminaleve doganore
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është nënshkruar memorandum për renovimin e terminaleve doganore.
Sipas tij, vlera e përgjithshme e këtij projekti është nëntë milionë e njëqind e dhjetë mijë euro, raporton Zeri.info.
Aliu thotë se nga kjo shumë gjashtë milionë euro (6,000,000 €) janë alokuar për vitin 2023, ndërsa tre milionë e njëqind e dhjetë mijë euro (3,110,000 €) janë parashikuar për vitet buxhetore 2024 dhe 2025.
“Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përcaktimi i procedurave nga MMPHI-ja për MFPT-në (Doganën e Kosovës) rreth implementimit të projektit ‘Renovimi i terminaleve doganore’”, shkroi ai në Facebook. /Zëri