
Inspektorati i largon nga tregu katër produkte “të rrezikshme për përdoruesit”
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit të Tregut, ka njoftuar se ka larguar nga tregu katër produkte, të cilat vlerësohet se paraqesin “rrezik serioz për përdoruesit”.
Sipas MINT-it, identifikimi i produkteve të pasigurta ka ardhur si rezultat i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe konstatimit që të njëjtit nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga të gjitha produktet e pasigurta në treg, me këtë rast ftojmë qytetarët - konsumatorë të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”.
