Lulzim Rafuna zgjidhet Kryetar i Bordit të Forumit Investues të Dhomave të Ballkani Perëndimor
Foto: Laura Hasani

Lulzim Rafuna zgjidhet Kryetar i Bordit të Forumit Investues të Dhomave të Ballkani Perëndimor

Ekonomia February 02, 2023 - 17:22

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sot është zgjedhur Kryetar i Bordit të Forumit Investues të Dhomave të Ballkani Perëndimor

Në mbledhjen e mbajtur në Podgoricë, Mal i Zi, Kryetari Rafuna mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Bordit.

Kryetari Rafuna u zotua se do të vazhdojë punën e nisur e që ka për qëllim të ndihmojë bizneset e rajonit që të thellojnë bashkëpunimin dhe të zgjerojnë pjesëmarrjen në tregjet e BE-së e të botës.

Forumi Investues (Ëestern Balkans 6 Chambers Investment Forum – ËB6CIF) është institucion i themeluar nga odat ekonomike e tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të shtojë bashkëpunimin ekonomik dhe të ndihmojë në tërheqjen e investimeve në rajon. /Zëri