Dogana del me sqarim lidhur me Terminalin doganor në Pejë
Foto: Laura Hasani

Dogana del me sqarim lidhur me Terminalin doganor në Pejë

Ekonomia February 02, 2023 - 15:38

Pas skadimit të licencës për operim të Terminalit të Pejës, Dogana e Kosovës ka dakorduar kushtet me operatorin për të marrë në operim të përkohshëm këtë terminal, me qëllim të vijimit të ofrimit të pandërprerë të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë, ngjashëm si në aranzhimet në Merdar.

Sipas njoftimit të Doganës, nga fillimi i operimit të këtij aranzhimi, do të evitohet pagesa që kanë paguar bizneset për hyrje në terminal, e cila është identifikuar si sfidë e vazhdueshme në raportin e progresit, pasi si mënyrë nuk bazohet në praktikat evropiane, raporton Zeri.info.

“Dogana ka identifikuar disa mundësi për zgjidhjen e përhershme dhe për këtë qëllim ka bashkëpunuar me komunën e Pejës, andaj jemi në pritje për një zgjidhje afatgjate pa cenuar vijimësinë e ofrimit të shërbimeve për komunitetin e biznesit dhe qytetarëve të afërsisë territoriale të Pejës”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri