Rukiqi thotë se Kurti manipuloi me infografikë, aty s’tregohet paga neto

Rukiqi thotë se Kurti manipuloi me infografikë, aty s’tregohet paga neto

Ekonomia February 01, 2023 - 15:56

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka manipuluar me infografikat që publikoi lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik, meqë në to s’paraqitet rritja në pagën neto, por vetëm në bruto.

Rukiqi thotë se rritja në pagën bruto mund të përfshijë pagën bazë, shujtat, shtesat, taksat, kontributin pensional etj.

“Infografika manipuluese e Qeverise. Nuk e tregon rritjen ne pagën neto, por vetëm ne bruto. Rritja ne bruto, mund te perfshij pagen baze, shujtat, shtesat, taksat, kontributin pensional etj. Ne fund ajo cka merret per baze eshte: sa euro shtese, ose sa euro minus jane ne llogarine e secilit”, shkroi Rukiqi.