Sindikalisti i shërbyesve civilë: Ligjin e pagave do ta dërgojmë në Kushtetuese

Sindikalisti i shërbyesve civilë: Ligjin e pagave do ta dërgojmë në Kushtetuese

Ekonomia February 01, 2023 - 11:50

Përfaqësuesi i Shoqatave Sindikale të Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj, ka kundërshtuar ashpër koeficientin 105-eurosh, i vendosur nga Qeveria e Kosovës për Ligjin e pagave.

Ai thotë se Ligjin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë mendoj që ky kalkulim është bërë krahasuar me vlerën monetare që mendon që e meritojnë ministrat dhe këshilltarët politikë, e Qeveria në përgjithësi”.

“Për ne është i pranueshëm”, thotë Sefaj.

“Ne ligjin do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, pa dyshim që do të ketë edhe reagime”, ka thënë ai. /Express