
Zyrtare: Koeficienti, 105 euro
Ekonomia
February 01, 2023 - 10:25
Në Ligjin e ri për pagat koeficienti për zyrtarët publikë do të jetë 105 euro.
Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, raporton Zeri.info.
Kurti tha se koeficienti pritet të rritet në 110 euro nga janari i vitit 2024.
“MPB-ja dhe MF-ja kanë bërë klasifikimin e plotë të pozitave sipas Ligjit të ri të pagave të 82 mijë zyrtarëve publikë, pas këtij vlerësimi është mbërritur te vlera e koeficientit dhe ai është 105 euro, ndërsa në janar të vitit 2024 koeficienti do të jetë 110 euro”, tha Kurti.
Ai shtoi se me këtë ndryshim të Ligjit të buxhetit i hapet rrugë sistemit të ri të pagave prej këtij muaji. /Zëri