“Kafe, çaj e lëngje”, Kuvendi ndan 200 mijë euro veç për pije

“Kafe, çaj e lëngje”, Kuvendi ndan 200 mijë euro veç për pije

Ekonomia January 30, 2023 - 16:22

Kuvendi i Kosovës ka hapur një tender në vlerë të 200 mijë eurove për shërbime të hotelerisë.

Punonjësit e Kuvendit së shpejti do ta heqin hallin e pijeve. Kjo pasi që Kuvendi i Kosovës që drejtohet nga Glauk Konjufca, ka hapur një tender në vlerë të 200 mijë euro për blerjen e këtyre produkteve.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është paraparë për 36 muaj.

Image

Image

 

Sipas tenderit të publikuar në KRPP, shuma e sigurisë së ekzekutimit është 20 mijë euro për periudhën prej 37 muaj.

Po ashtu, në dosjen e tenderit bëhet e ditur se shuma e Sigurimit të Tenderit është 4 mijë euro për periudhë valide prej 120 ditë.

Kompanitë kanë kohë të ofertojnë për ketë tender deri më datën 13.03.2023, në orën 14:00.

Sipas tenderit të publikuar në Prokurim, me këto para punonjësit e Kuvendit do të kenë rastin të provojnë pije të ndryshme.

Në dosjen e tenderit bëhet e ditur se do të blihen disa lloje të pijeve, kafeve, çajeve të ndryshme, shkruan Demokracia.com.

Image

Image

 

Pije në kënaqe: (pije të gazuara coca-cola, sprite, fanta, bitter limon, Shweps, çaj i ftohtë etj),

Lëngje frutash paketim qelqi: (pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje etj),

Çaj filter të gjitha llojet,

Ujë pa gaz 0.50,

Ujë me gaz 0.50,

Makiato e vogël,

Makiato e madhe,

Kafe expreso,

Nes caffe,

Qumësht me çokollatë.