Kosova bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën, 10 produktet më të eksportuara dhe të importuara për vitin 2022

Kosova bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën, 10 produktet më të eksportuara dhe të importuara për vitin 2022

Ekonomia January 29, 2023 - 22:03

Shkëmbimet tregtare Kosovë-Zvicër po i nxisin edhe investimet e diasporës në vendin tonë. Në bazë të dhënave të Doganës, Kosova shumë më tepër shiti mallra në Zvicër sesa bleu.

Kosova ka bilanc pozitiv tregtarë në raport me Zvicrën, duke pasur 64 milionë euro produkte eksporte dhe 39 milionë euro importe.

Përveç aspektit tregtar, Zvicra gjatë viteve të fundit është duke dominuar edhe në investimet e jashtme direkte në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, Kosova më së shumti në Zvicër ka eksportuar produkte të gatshme druri dhe konstruksione alumini, derisa vende të rëndësishëm zënë edhe produktet bujqësore.

Derisa nga shteti helvetik, Kosova më së shumti ka importuar cigare që zënë rreth 35% të importeve të përgjithshme, shkruan Telegrafi.

Zvicra është partneri i pesë tregtarë i Kosovës sa u përket eksporteve (7.5% të eksporteve të përgjithshme të Kosovës).

Eksportet e Kosovës në Zvicër 64.3 milionë euro

1-Dyer e dritare – 17 milionë euro

2-Mobilie druri – 6.8 milionë euro

3-Konstruksione alumini dhe të tjera – 4.2 milionë euro

4-Komplakse kuzhine nga druri – 2.6 milionë euro

5-Grilla, rrjeta dhe gardhe – 2.1 milionë euro

6-Xeherore dhe koncentrate plumbi – 1.5 milionë euro

7-Pije freskuese 1.4 milionë euro

8-Tela prej çeliku – 1.4 milionë euro

9-Produkte bujqësore – 1 milionë euro

10-Artikuj prej guri, qeramike apo porcelani – 1 milionë

Importet nga Zvicra – 39.2 milionë euro

1-Cigare – 13.6 milionë euro

2 – Veshmbathje – 1.4 milionë euro

3- Panele të ndryshme – 708 mijë euro

4 – Çelësa izolues dhe çelësa ndërprerës (për rrymë) – 490 mijë euro

5 – Pije freskuese – 466 mijë euro

6-Televizor – 478 mijë euro

7 –Medikamente – 409 mijë euro

8- Kafe – 354 mijë euro

9-Çokollata e biskota – 342 mijë euro

10-Traktorë – 290 mijë euro

Nëse merren parasysh resurset të cilat i posedon Kosova dhe potenciali që posedon Zvicra atëherë ekzistojnë mundësi të mëdha të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Sektorët më inkurajues për rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe në fushën e investimeve janë sektori i shërbimeve online, sektori i teknologjisë së informacionit, energjia dhe minierat, bujqësia, turizmi etj.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se Kosova po bëhet gjithnjë e më tepër vend atraktiv për turistët nga Zvicra.

Kosova ka resurse të mëdha turistike, sidomos në turizmin malor, të cilat mund të përdoren si destinacion turistik për zviceranët.