Tregtia Kosovë-Shqipëri, top 15 produktet e eksportuara dhe ato të importuara gjatë vitit 2022
Foto: Ilustrim / Zëri

Tregtia Kosovë-Shqipëri, top 15 produktet e eksportuara dhe ato të importuara gjatë vitit 2022

Ekonomia January 22, 2023 - 20:07

Pas ndërtimit të Rrugës së Kombit, marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rritur me shpejtësi.

Qeveritë shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë janë mbledhur disa herë vitet e fundit me qëllim për të lehtësuar tregtinë mes dy vendeve dhe sjtuar shkëmbimet tregtare.

Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 254 milionë euro, derisa ka eksportuar mbi 100 milionë euro mallra.

Sipas të dhënëve nga Dogana e Kosovës, vendi ynë Shqipërinë e ka partnerin e tetë sa u përket importeve, derisa kjo e fundit renditet si partneri i tretë i Kosovës për nga eksportet.

Në bazë të këtyre shifrave, Shqipëria mbulon rreth 4.5 për qind të importeve të përgjithshme të Kosovës, derisa 11 për qind e eksporteve të Kosovës shkojnë në Shqipëri.

Si për import ashtu edhe për eksport, Kosova me Shqipërinë më së shumti shkëmbime tregtare kanë pasur me hekur dhe energji elektrike.

Telegrafi më poshtë iu sjell top 15 produktet që Kosova importoi dhe eksportoi në Shqipëri gjatë vitit 2022, duke u bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës.

Importet nga Shqipëria

1-Shufra çeliku në vlerë prej 107.6 milionë euro

2-Energji elektrike – 16.4 milionë euro

3-Çimento Portland, jo e bardhë – 22.3 milionë euro

4-Preparate sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane – 6.9 milionë euro

5-Profile alumini – 6.6 milionë euro

6-Bitum nafte – 5.1 milionë euro

7-Ujë mineral 3.3 milionë euro

8-Qumësht me yndyrë mbi 1% – 3 milionë euro

9-Domate te freskëta – 3 milionë euro

10-Shalqinj – 2.3 milionë euro

11-Xeherore dhe koncentrate nikeli – 2.2 milionë euro

12-Pije freskuese – 2.1 milionë euro

13-Speca të freskëta – 2 milionë euro

14-Tranguj – 1.9 milionë

15-Patate – 1.2 milionë euro

Eksportet në Shqipëri

1-Mbetje të hekurit – 16.7 milionë euro

2-Energji elektrike – 6.6 milionë euro

3-Skrap dhe mbetje tjera alumini – 6 milionë euro

4-Pije freskuese – 4.9 milionë euro

5-Kafshë për therje dhe mish gjedhi – 2.6 milionë euro

6-Pllaka, fleta, filma, prej plastike – 1.9 milionë euro

7-Vaj ushqimor luledielli – 1.7 milionë euro

8-Dyshekë të ndryshëm – 1.5 milionë euro

9-Krunde gruri – 1.1 milionë euro

10-Sapun për tualet 1.1 milionë euro

11-Birrë me dhe pa alkool – 907 mijë euro

12-Miell gruri – 872 mijë euro

13-Jorganë dhe jastëkë të ndryshëm – 820 mijë euro

14-Zhavorr i lyer me katran për të shtruar rrugët – 640 mijë euro

15-Serra – 550 mijë euro

Kujtojmë, Kosova është nga të paktat shtete, me të cilat Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv, d.m.th. që eksportet janë më të larta sesa importet./Telegrafi/