Çmimi i karburanteve nëpër bursa ndërkombëtare ka shënuar rënie

Çmimi i karburanteve nëpër bursa ndërkombëtare ka shënuar rënie

Ekonomia December 09, 2022 - 16:15

Çmimi i karburanteve nëpër bursa ndërkombëtare ka shënuar rënie. Rrjedhmisht, “Petrol Company” ka zbritur çmimin e litrës për naftë dhe benzinë.

Nga tash në shumicën e pikave kurburante, çmimi i një litre naftë do të jetë 1 euro e 45 centë, ndërkaq një litër benzinë do të kushtojë 1 euro e 40 centë.

Për ata që blejnë me shumicë do të ketë çmime më të lira, 1 euro e 40 centë litra për naftë e ajo për benzinë 1 euro e 33 centë.

Çmime të veçanta do të ketë në Vti dhe Gjilan, ku litra e naftës do të kushtojë 1 euro e 34 centë, ndërkaq e benzinës 1 euro e 28 centë. I njëjti çmim do të jetë edhe në Prizren, në lagjen Arbana.

Petrol Company ofron për konsumatorët e saj cilësi në produkt dhe në shërbime, gjithmonë në harmonzim me standardet evropiane.

Ky është artikull i sponsorizuar.