Mbi 107 milionë euro fitimi i bankave nga kreditë në Kosovë

Mbi 107 milionë euro fitimi i bankave nga kreditë në Kosovë

Ekonomia November 15, 2022 - 13:21

Bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë arritur të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-shtator.

Kështu thotë raporti i publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Sipas BQK-së, për nëntë muaj nga kreditë bankat kanë fituar plot 107.7 milionë euro.

Në raportohet vërehet se ka pasur rritje të normës së interesit.

Norma ishte nën 6 për qind, derisa gjatë këtyre muajve ka shkuar në 6.3.

Kamatat mesatare në kreditë konsumuese janë 6.4%, përderisa mesatarja e kamatave në kreditë hipotekare është 5 për qind.

Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita është 1.9 për qind, ose me një dallim prej 4.4 për qind në krahasim me normat mesatare të interesit në kredi.

Image