Vazhdon rritja e çmimit të bukës, mishit, druve e derivateve

Vazhdon rritja e çmimit të bukës, mishit, druve e derivateve

Ekonomia November 11, 2022 - 12:48

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin tetor 2022.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin tetor 2022, ndërsa në krahasim me muajin tetor të vitit 2021, inflacioni ishte 12.7%, transmeton Zeri.info.

Sipas ASK-së, rritje të çmimit kanë shënuar produktet bazike si buka, qumështi, djathi, vezët, sheqeri etj, por edhe produktet tjera di mishi, dru zjarrit, peleti, karburantet etj.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3.5%); këpucë (3.0%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.9%); qumësht, djathë dhe vezë (2.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (2.5%); pije alkoolike (2.3%); kujdes personal (1.7%); veshje (1.1%); mish (1.0%); bukë dhe drithëra (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK”, njofton ASK-ja.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (-7.9%) “rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2022 me muajin tetor 2021 ishte 12.7%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.7% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin tetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (56.6%); vajra dhe yndyra ushqimore (42.7%); bukë dhe drithëra (29.5%); qumësht, djathë dhe vezë (27.1%); mish (22.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (21.5%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (20.8%); prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (17.1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (16.4%); gaz (16.1%); kafe, çaj dhe kakao (15.1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (14.9%); shërbime hoteliere (13.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.0%); kujdes personal (9.8%); peshq (9.6%); perime (8.6%); shërbime për transport (7.7%); pajisje shtëpiake (7.5%); pije alkoolike (7.4%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (7.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.8%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.4%); duhan (5.4%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.5%); produkte farmaceutike (4.0%); veshje (3.0%); blerje e automjeteve (2.4%); pemë (2.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.7 për qind në IHÇK”, njofton ASK-ja. /Zëri