Kur pritet të dalin 100 eurot për studentët, flasin nga Qeveria

Kur pritet të dalin 100 eurot për studentët, flasin nga Qeveria

Ekonomia November 10, 2022 - 22:37

Më 6 nëntor është mbyllur aplikimi për studentë për mbështetje nga "Pako për Përballje me Inflacion".

Studentët do të përfitojnë nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Indeksonline njofton se këtë javë pritet të themelohet Komisioni Zbatues i cili në bashkëpunim me Universitetet do të bëjë verifikimin e të dhënave. Pastaj, pas verifikimit të listave do të procedohet me pagesë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë që edhe në fillim të këtij viti, Qeveria kishte ndarë nga 100 euro për studentët.

Nga kjo ndarje buxhetore kishin përfituar rreth 46 mijë studentë kosovarë.