Të enjten në Kuvend, projektligji për vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale

Të enjten në Kuvend, projektligji për vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale

Ekonomia October 17, 2022 - 11:35

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës më 20 tetor.

Në këtë seancë, që do të fillojë në orën 10:00, do të jenë në rend vetëm dy pika, transmeton Zeri.info.

Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se në këtë seancë do të jetë në shqyrtim projektligji për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky që parasheh kompensimin komfort normës së inflacionit për të gjitha kontratat publike.

Ndërsa në pikën e dytë është projektligji për masa të përkohshme për produktet themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, që parasheh vendosjen e një çmimi tavan për të gjitha produktet. /Zëri