Rafuna dhe kompanitë prodhuese vendore takohen për themelimin e Shoqatës së Prodhuesve në OEK

Rafuna dhe kompanitë prodhuese vendore takohen për themelimin e Shoqatës së Prodhuesve në OEK

Ekonomia October 05, 2022 - 16:32

Me iniciativën e Odës Ekonomike të Kosovës, sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Iniciativ për themelimin e Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, që përfshinë të gjitha degët e prodhimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka mirëpritur kompanitë prodhuese vendore për rithemelimin e kësaj Shoqate duke theksuar rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit dhe problemet me të cilat ballafaqohen vazhdimisht.

Themelimi i Shoqatës së Prodhuesve në nivel të Kosovës do të ishte një hap shumë i rëndësishëm përpara në zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e ambientit ekonomik për ndërmarrjet prodhuese vendore.

Krahas të gjitha problemeve, Kryetari Rafuna vlerësoj tej mase punën e prodhuesve, duke i cilësuar si akterë shumë të rëndësishëm në rritjen e punësimit, ngritjen e vlerave ekonomike e sociale, ngritjen e imazhit të vendit dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e sektorit privat në Kosovë. /Zëri