Ekonomia globale do të tkurret këtë vit, në vitin 2023 edhe më keq

Ekonomia globale do të tkurret këtë vit, në vitin 2023 edhe më keq

Ekonomia October 04, 2022 - 10:17

Ekonomia globale do të rritet me 2,5% këtë vit dhe pritet që rritja të ngadalësohet në 2,2% në vitin 2023, sipas një raporti të publikuar në Konferencën e Tregtisë dhe Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit, ngadalësimi e tkurrja e ekonomisë globale ka prekur thuajse të gjitha rajonet, sidomos vendet e zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe Bashkimin Europian, ku norma e rritjes ekonomike është parashikuar të zbresë nën 3% mesatarisht. Rënia nën 3% përkthehet automatikisht në pamundësi për të sjellë zhvillim, e do të shoqërohet me ngrirje të financave publike e private e do të dëmtojë, sipas ekonomistëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, edhe perspektivat e punësimit.

Vendet me të ardhura të mesme si Amerika Latine, sikurse edhe vendet me të ardhura të ulëta apo minimale si Afrika, do të përjetojnë rënie të mëtejshme të ekonomisë e rrjedhimisht të të ardhurave, që prej këtij viti./A2cnn