
AUV-i urdhëron tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve “Wudy”
Agjencia e Ushiqmit dhe Veterinarisë AUV ka urdhëruar menjëherë tërheqjen e të gjitha llojëve të brendit “Wudy” pasi në produktet e prodhuesit AIA vendi i origjinës Itali, dyshohet për pranin e bakteries Listeria në disa loteprodhimi.
Sipas njoftimit thuhet se që nga mëngjesi ka filluar gjurmueshmerinë për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues, raporton Zeri.info.
“Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me numrat lloteve dhe datës se skadencës. Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotët e përfshira në incident gjenden në Kosovë.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave të kontrollit isnpektues ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit ‘’Wudy’’ ( sallam, virshlle) . Kjo me qëllim parandalimin e konsumimit nga konsumatorët dhe mos shkaktim hutimi gjatë blerjes. Krijimin e kushteve për hulumtim verifikim të rastit me të lehtë, gjithmonë dukembajtur konsumatorin të mbrojtur. Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sitetmi RASSF por mbi bazën e dyshimit të ngritur, kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin ton. Menjëherë ka pasur ndalesa për tregtim, thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV-ipo ashtu fton konsumatorët që të mos i konsumojnë këto produkte,dhe ti kthejnë ato në vendin ku i kanë blerë.
“Urdhëri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga ky brend vlenë deri në një vendim tjetër dhe nëse i gjeni në shitje lajmëroni autoritetin”, thuhet njoftim. /Zëri