ASK-ja publikon bruto produktin vendor

ASK-ja publikon bruto produktin vendor

Ekonomia September 20, 2022 - 16:26

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor me Qasjen e Shpenzimeve dhe të Prodhimit.

Sipas këtij raporti del se për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2022, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak, BPV-ja në TM2 2022 shënon rritje reale për 2.14%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2021), raporton Zeri.info.

“Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (12.58%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (8.38%)”/

“Po ashtu aktivitetet financiare dhe të sigurimit (7.48%); Informacioni dhe komunikimi (6.85%); Artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera (5.54%); Industria nxjerrëse dhe përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe rehabilitimi (4.51%); Bujqësia, pyjet dhe peshkimi (1.93%); Aktivitetet e pasurive të paluajtshme (1.56%)” thuhet në njoftim.

Ndërsa, aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor sipas njoftimit thuhet se ishin: Ndërtimtaria (-17.97%); Administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia (-0.64%).

“Ndërkaq, komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (36.02%); Importi i mallrave dhe shërbimeve (4.57%); Shpenzimet e konsumit final (2.40%). Ndërsa, rënie kishin: Formimi i bruto kapitalit (-16.81%); dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-2.81%).Të dhënat e BPV-së tremujore 2021 janë të rishikuara në bazë të të dhënave vjetore BPV 2021”, thuhet në njoftim. /Zëri