Dogana kap 10 iPhone 14 kontrabandë në Aeroport

Dogana kap 10 iPhone 14 kontrabandë në Aeroport

Ekonomia September 17, 2022 - 12:57

Oficerët doganorë në Aeroportin e Prishtinës, kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e 10 telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje, iPhone 14.

Sipas njoftimit të Doganës, thuhet se telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse, raporton Zeri.info.

“Mbrëmë oficerët doganorë në Aeroport, kanë realizuar planin operativ “Iphone14” ku edhe kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë (10) telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje, Iphone 14. Telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri 

Image

Image