KEK-u: A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë

KEK-u: A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë

Ekonomia September 16, 2022 - 23:14

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se njësia A-3 është në punë por do të ndalet nga prodhimi për periudhë 4-5 ditore.

Sipas njoftimit, thuhet se KEK-ut ka ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike, raporton Zeri.info.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK-u ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Zëri