KEDS: Si të kursejë energji elektrike sektori industrial?

KEDS: Si të kursejë energji elektrike sektori industrial?

Ekonomia September 13, 2022 - 11:16

Me teknikat e duhura të kursimit të energjisë, sektori industrial, që përdor një sasi të madhe të energjisë së ofruar në botë, mund të kursejë energji elektrike nëse aplikohen shembujt si më poshtë:

• Pastrimi i rregullt dhe mirëmbajtja e planifikuar e makinerive optimizon performancën dhe jetëgjatësinë e këtyre makinerive dhe mund të përkthehet në kursime të mëdha të energjisë;

• Një mënyrë tjetër e thjeshtë është të siguroheni që të gjitha makineritë dhe pajisjet të fiken kur nuk përdoren. Përdorimi i pajisjeve vetëm kur ju nevojiten, mund të rezultojë në kursime të konsiderueshme të kostos së energjisë elektrike;

• Sistemet e ftohjes mund të shpenzojnë mjaft shumë energji elektrike, andaj duhet të siguroheni që kondicioneri juaj të aranzhohet në opsion optimal dhe jo më shumë se që është e nevojshme;

• Dhoma e mbyllur siç duhet ndihmon kondicionerin të përdorë më pak energji;

• Zëvendësimi i një motori të vjetër me fuqi të lartë, me një motor me fuqi më të ulët dhe efikas është një mënyrë e shkëlqyer për të ulur kostot. Ka shumë industri që përdorin motorë të vjetër, të cilët duhet të zëvendësohen në mënyrë që të kursehet sa më shumë energji elektrike.

• Zëvendësimin i poçave tradicionalë me poça LED me fuqi të ulët;

• Kontrollimi i ndriçimit përmes sensorëve të lëvizjes (tualete dhe zona të tjera që nuk përdoren tërë kohën).