Dhoma e Tregtisë: Jo reduktime të rrymës për bizneset

Dhoma e Tregtisë: Jo reduktime të rrymës për bizneset

Ekonomia August 15, 2022 - 09:54

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka reaguar ndaj njoftimit të KEDS-it për reduktime 6-2, duke thënë se është shqetësuaer për këtë gjendje.

Ata kanë kërkuar që të mos ketë reduktime për bizneset, sepse sipas tyre pasojat do të jetë të mëdha, por edhe shumë persona do të mbesin pa punë.

Dhoma e Tregtisë ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë masa paraprake në mënyrë që bizneset të furnizohen 24h me energji.

“Dhoma e Tregtisë në kontinuitet është duke e njoftuar dhe kërkuar nga Qeveria që të ofrojë më shumë përkrahje për bizneset në mënyrë që të përballojë këtë gjendje jo të lehtë, të shkaktuar si rezultat i pandemisë dhe luftës në Ukrainë, gjë që ka ndryshuar në masë të madhe rrjedhën e të bërit biznes, andaj konsiderojmë që në këtë drejtim Qeveria duhet të bëjë shumë më shumë për përballimin e situatës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu Dhoma e Tregtisë ka kërkuar nga Qeveria që t’i përkrahë bizneset me kredi të buta, ulje të TVSH-së në ushqim, heqje e përkohshme të akcizës në mënyrë mundësohet hapja e më shumë vendeve të punës. /Zëri