Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita

Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita

Ekonomia August 12, 2022 - 14:23

Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv dje vizitoj Komunën e Gjakovës ku pati takim me kryetarin e kësaj komune z. Ardian Gjini. Ajo shprehu dëshirën që gjithashtu të vizitoj edhe ambientet e fabrikës të shpuzës dhe dyshekëve Comodita, ku u priten nga menaxhmenti i kompanisë.

Në këtë vizitë Ambasadorja znj. Tammy Ziv, u ndje e befasuar me atë çfarë pa në këtë fabrikë. Ajo u njoftua nga menaxhmenti rreth sukseseve në eksport dhe gamën e gjërë të produkteve që disponon Comodita. Po ashtu ajo kishte komente pozitive edhe rreth mënyres se si funksionon Comodita, duke filluar nga prodhimi i produkteve inovative, rregulli, pastërtia dhe numrin e madh të grave të punësuara, që e bën Comoditën si kompani lidere e cila kontribuon në fuqizimin e gruas në shoqëri.

Në takim u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit me bizneset nga Izraeli, ku mund të shkëmbehen përvoja nga të cilat mund të përfitojnë palët, duke e ditur që Comodita tashmë veç se është prezent në tregun Izraelit me produktet e saj.

Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi konkret mund të vendoset përderisa ekziston disponimi i mirë dhe interesi i dyanshëm.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Ky është artikull i sponsorizuar.