![ATK: Janë rritur të hyrat për afro 8 për qind [foto]](/uploads/zeri.info/images/2022/January/17/auto_Arka_Fiskale1642429871.jpg)
ATK: Janë rritur të hyrat për afro 8 për qind [foto]
Ekonomia
August 11, 2022 - 13:35
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se janë rritur të hyrat nga tatimet për shtatë muajt e këtij viti.
Sipas ATK-së, të hyrat janë 435.9 milionë euro apo 31 milionë euro më shumë se plani, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se një vitë më parë të hyrat kanë tejkaluar planin për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind.
“Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të kemi zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale”, thuhet në komunikatë. /Zëri
Më poshtë mund të shihni grafikonin:
