Sqarim nga KESCO lidhur me rastin e Windpower

Sqarim nga KESCO lidhur me rastin e Windpower

Ekonomia August 10, 2022 - 09:54

KESCO lidhur me rastin e kompanisë Windpower sqaron që ka pasur një kontratë të trashëguar nga koha e KEK-ut e cila ka skaduar në vitin 2020.

Me ndryshimet e legjislacionit në vitin 2017, kompanitë e energjisë së rinovueshme duhet të lidhin marrëveshje kontraktuale me KOSTT-in dhe/ose do të mund të shesin lirisht në tregun e energjisë elektrike.

KESCO është takuar disa herë me kompaninë Windpower duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje të mundshme dhe të njëjtën gjë e kemi diskutuar edhe me ZRRE-në, megjithatë për shkak të obligimeve ligjore dhe procedurave tregtare nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë zgjidhje.

Sidoqoftë, Windpower është më se i mirëpritur të regjistrohet dhe të aplikojë në procesin tonë të tenderimit dhe/ose nëse Windpower dëshiron të shesë energjinë e saj përmes procedurave të tenderit (Konform Procedurat e Tregtimit) ne gjithashtu do të aplikojmë.

Ky është artikull i sponsorizuar.