Njësitë e Doganës së Kosovës parandaluan një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjanit

Njësitë e Doganës së Kosovës parandaluan një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjanit

Ekonomia August 10, 2022 - 08:37

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjani.

Sipas njoftimit të Doganës thuhet se njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë, raporton Zeri.info.

“Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoolike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia. Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, thuhet se sasia totale e mallrave të gjetura është pije joalkoolike 3600 litra.

“Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtës. Dogana e Kosovës ka aplikacionin e Dogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim. /Zëri  

Image

Image