Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron rritje të interesit për kreditë

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron rritje të interesit për kreditë

Ekonomia August 04, 2022 - 14:06

Rritja e interesit te kreditë e qytetarëve të Kosovës duket se do të ndodhë shumë shpejt. Një parashikim për këtë e ka dhënë edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke e mbështetur raportin e Bankës Qendrore Evropiane, që e bëri një paralajmërim të tillë ditë më parë.

Qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të ballafaqohen me norma të reja të interesit për kreditë që kanë në banka dhe që do t’i marrin. Norma e interesit për kredi pritet të pësojë rritje, shkruan Demokracia.com.

Një parashikim për këtë e ka dhënë edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke e mbështetur raportin e Bankës Qendrore Evropiane, që bëri një paralajmërim të tillë ditë më parë.